Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Përforcim nga Gjermania për Ilir Dajën, në Korçë vjen lojtari i Fortuna Dusseldorf

Shkruar nga NEWSPORT


Jean Ndecky është lojtari më i ri i Skënderbeut. Njoftimi është bërë zyrtar nga vet klubi bardhekuq me anë të një postimi në faqen zyrtare. Ndecky është vetëm 22 vjeç dhe luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, duke mbuluar kështu edhe vendin që më parë mbahej nga Kristi Vangjeli.

Në karrierën e tij, lojtari ka luajtur me Fortuna Dusseldorf në kategorinë e 4 gjermane.

Postimi i klubit të Skënderbeut:

Jean Ndecky prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

Pasi u arrit marrëveshja me klubin Fortuna Dusseldorf, 22-vjeçari është vendosur sot në dispozicion të trajnerit Ilir Daja dhe ka kryer seancën stërvitore të pasdites me grupin.

Ndecky u afrua në formë huazimi nga ekipi Gjerman i Fortuna Dusseldorf dhe do të jetë pjesë ekipit bardhekuq për një sezon.

Jean Ndecky ka zhvilluar në total 10 ndeshje me ekipin Under20 të Senegalit ndërkohë që ka arritur të zhvillojë dhe një takim zyrtar me ekipin kombëtar Senegalez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga