Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Nuk ka surpriza, Gianni INFANTINO presidenti i FIFA-s edhe për 4 vitet e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk ka surpriza, Gianni INFANTINO presidenti i FIFA-s edhe për 4
Nuk ka asnjë surprizë sa i takon presidentit të ri të FIFA-s. Gianni Infantino do të jetë në krye të këtij institucioni edhe për 4 vitet e ardhshme. Kujtojmë se Infantino ishte i vetmi kandidat për president, teksa ditën e sotme u konfirmua deri në vitin 2027. 52-vjeçari fitoi mandatin e tretë në krye të FIFA-s, pasi në 2016 pasoi në këtë post Sepp Blatterin. Menjëherë në konferencë për shtyp do të fliste vetë kreu i FIFA-s, ku do të premtonte se do të punojë dhe do të bëjë më të mirën për futbollin, lojtarët dhe tifozët.  “Ne ju premtuam Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë dhe e bëmë, premtuam se do të rrisnim të ardhurat e FIFA-s, se do ta bënim më transparente, se do të rifitonim besimin e sponsorëve. I vumë vetes synimin për të arritur 6.4 miliardë dollar. Ne kemi arritur në 7,5 dhe nuk mund t’i merrni këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë. Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbrojmë futbollin, federatat tona, tifozët tanë nga e gjithë bota. Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë dhe paqes, futbolli bashkon botën", ka theksuar Infantino.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga