ZYRTARE/ Nuk arritën tek Orges Shehi, Shkëndija prezanton trajnerin e ri
Shkruar nga NEWSPORT
Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkëndijes së Tetovës. Lajmi i raportuar disa ditë më parë është konfirmuar nga klubi tetovar që njofton zyrtarizimin e tij me një postim në rrjete sociale. “Kur shtëpia thërret, zemra vendos”, kështu e prezantojnë kuqezinjtë Beqirin i cili ka punuar më parë në këtë klub.
Beqiri është një emër i njohur si për Shkëndijën, ashtu edhe për futbollin në Shqipëri. Më parë ka punuar si asistent i Shpëtim Duros te Shkëndija, ndërsa të njëjtën detyrë e ka vazhduar edhe te Flamurtari në sezonin 2017-2018, për të provuar më pas detyrën e trajnerit kryesor te Renova, Struga e Bylis në sezonin 2021-2022.
Objektiv i Beqirit është të rikthejë klubin te titulli kampion teksa aktualisht mban vendin e 3-të në renditje, 4 pikë pas Strugës kryesuese që drejtohet nga ish-kryetrajneri i tij Shpëtim Duro.