
Korabi ka nisur nga puna për afrimet e para në merkato. Pasi zyrtarizuan trajnerin Artan Mërgjyshi në stol, skuadra dibrane ka bërë edhe dy goditjet e para në këtë mekato vere.
Vilson Mziu dhe Sergeso Geci kanë firmosur me Korabin dhe janë prezantuar nga klubi në faqen zyrtare. Mziu luan si mesfushor dhe ka firmosur deri në 2023, ndërsa Geci si sulmues dhe ka firmosur deri në 2024. Që të dy kanë qenë pjesë e Vorës sezonin e kaluar ku bënë paraqitje shumë të mira.
Postimet e Korabit:
Klubi i Futbollit Korabi njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vilson Mziu. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese!
Klubi i Futbollit Korabi njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Segerso Geci. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese!