Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ "Një dardan më shumë", Kosova prezanton talentin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Një dardan më shumë", Kosova prezanton

Edion Gashi do të jetë lojtari më i ri i përfaqësueses së Kosovës. Talenti 17-vjeçar i cili aktualisht aktivizohet me ekipin e Schalke 04 u-19 në Gjermani, i ka thënë “PO” ftesës së marrë nga FFK.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një postimi në faqen zyrtare. Ndërkohë. Gashi, është një futbollist që luan në rolin e një mefushori të avancuar dhe me grupmoshën u-19 të Schalke 04 ka zhvilluar 5 ndeshje këtë sezon.

Teksa tek Kosova, talenti 17-vjeçar do të jetë pjesë e përfaqësueses U-19.

“U19/ Edhe një dardan më shumë te Kosova

27 shtator, 2023 – Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19. Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij.

Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij. Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës.

Edionit i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë shumë suksese", shkruan FFK-ja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga