
Sekou Camara ka ndryshuar sërish skuadër. Sulmuesi 23-vjeçar ka qenë pjesë e Besëlidhjes në Kategorinë e Parë prej disa sezonesh, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e Helsinki në Finlandë. Camara është një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi luajti nga një sezon me Flamurtarin dhe Teutën në Superligë para se të largohej drejt Helsinkit.
Lojtari ishte pa skuadër që pas largimit nga kampionati finlandez dhe ditën e sotme ka firmosur me Botosanin në Superligën rumune. Njoftimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtarte teksa ka prezantuar Camaran. Në këtë mënyrë 23-vjeçari do të bashkohet me Realdo Filin dhe Enriko Papa që janë gjithashtu pjesë e Botosanit në Rumani.
Poll