Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nënshkrim për të ardhmen, Ballkani i Ilir Dajës “blindon” talentin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nënshkrim për të ardhmen, Ballkani i Ilir Dajës

Ballkani arriti një sukses historik duke u shpallur për të dytin vit radhazi kampione e Kosovës. Pas këtij suksesi të arritur skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, ka filluar nga puna për përgatitjet për kupat e Europës.

Suharekasit po përpiqen të ndërtojnë një skuadër kompetitve për të përsëritur sërish suksesin e një viti më parë ku morën pjesë në grupet e Confference League. Ditën e sotme ata kanë njoftuar se kanë zgjatur kontratën me shtyllën e ekipit.

Bëhet fjalë për Albin Kapra i cili ka rinovuar kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026. Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar.

Postimi i Ballkanit:

ALBIN KAPRA VAZHDON ME KAMPIONËT

Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e FC BALLKANIT.

Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026

Klubi i uron Albinit edhe shumë suksese të përbashkëta në arritjen e synimeve tona

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga