
Përparim Islami largohet nga Feronikeli. Mbrojtësi i krahut të djathtë ditën e sotme ka firmosur me skuadrën e re, Dritën duke qendruar kështu në Superligën e Kosovës.
Në merkaton e janarit, Partizani tentoi ta afronte në skuadër, por lojtari ishte nën kontratë me Feronikelin dhe kontrata skadonte këtë muaj.
Ditnë e sotme, Islami ka vendosur të firmosë me Dritën dhe zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi kosovar. Në të kaluarën mbrojtësi luajti për Prishtinën, Trepça '89 dhe së fundmi Feronikeli.
Poll