Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

ZYRTARE/ Ndërpritet ndeshja Mali i Zi – Shqipëri U-21, rreshjet e shiut e kthejnë fushën në ‘pishinë’

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ndërpritet ndeshja Mali i Zi – Shqipëri U-21, rreshjet

Ndërpritet zyrtarisht ndeshja Mali i Zi – Shqipëri për kualifikueset e Europianit të 21 vjeçarëve. Moti në vendin fqinjt është i rënduar me rreshje shiu të dendura dhe pasditen e sotme ishte programuar të luhej ndeshja në stadiumin e Podgoricës.

Pavarësisht kushteve jo të duhura për të luajtur një ndeshje, sfida nisi sipas programit në orën 15:00. Mirëpo u ndërpe nga gjyqtari në minutën e 28-të kur rezultati ishte 0-0 pasi nuk mund të luhej më futboll. 20 minuta prova e teste nga arbitri kryesor dhe ai i katërt sollën më pas vendimin zyrtar për ndërprerjen e ndeshjes.

Djemtë e Alban Bushit kërkonin rikthimin te fitorja dhe ndaj moshatarëve malazez synoheshin vetëm 3 pikët për të vazhduar garën për 2 vendet e para.

Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lilo në portë, Ismaili, Bajrami, Dajko dhe Buxhelaj në mbrojtje, Berisha, Civeja, Pajaziti në mesfushë dhe Kurtulan, Shpendi, Nikaj në treshen e sulmit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga