
Tani është zyrtare...Pierluigi Gollini është rikthyer si lojtar i Napolit. Portieri vjen në formë huazimi me të drejtë blerjeje, siç njofton vetë klubi blu me deklaratën e mëposhtme:
“SSC Napoli njofton se ka blerë nga Atalanta BC paraqitjet sportive të Pierluigi Gollini me formulën e huazimit me e drejta për të blerë".
Nga Atalanta te Napoli në formë huazimi (500 mijë euro) me të drejtë blerje (7 milionë euro), Pierluigi Gollini rikthehet për të veshur fanellën blu.
Portieri i lindur në vitin 1995 zbarkoi në Dimaro, ku stërviten Azzurri-t dhe shkoi në palestër, ndërkohë që bashkëlojtarët janë në fushë për seancën e mëngjesit për testet e nevojshme fizike. Nga pasditja me siguri gardiani do t'i bashkohet grupit të Rudi Garcias.