Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

ZYRTARE/ Myrto Uzuni zgjidhet ‘Lojtari më i Mirë’ në LaLiga 2

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Myrto Uzuni zgjidhet ‘Lojtari më i Mirë’ në
Myrto Uzuni është zgjedhur futbollisti më i mirë në LaLiga 2. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkëlqeu sezonin e fundit me fanellën e Granadas ku shënoi plot 25 gola duke thyer rekordin shumëvjeçar në Spanjë. Golat e beratasit i mundësuan Granadas titullin kampion si dhe një vend në elitën e futbollit spanjoll në këtë edicion sportiv. Uzuni është sërish një titullar i padiskutueshëm në LaLiga dhe në 12 ndeshje, 10 prej të cilave titullar, ka arritur të shënojë 4 gola. Me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Uzuni krenohet me çmimin prestigjoz ndërsa bën premtimin se do të bëjë gjithçka që Granada të sigurojë mbijetesën këtë sezon. -POSTIMI I UZUNIT- Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju! Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në kategorinë e parë ishte një ëndërr e realizuar. Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë. Falë tifozëve të Granadës, ju jeni kyç në motivimin tim, shokët e skuadrës, trajnerët dhe familjen time për mbështetjen tuaj të palëkundur. Nuk ndalemi këtu, thjesht filloni!
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Myrto Uzuni (@myrto_uzuni)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga