
Tashmë është zyrtare, Milani do të largohet përfundimisht nga ‘San Siro’ dhe Interi. Kuqezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen për blerjen e tokës në San Donato në periferi të Milanos. Klubi ka paguar plot 40 milionë euro te Komuna ‘San Donato’ për të qenë pronari i ri i tokës ku do të ndërtohet impianti i ri.
Në projektin e ‘Djallit’ parashikohet një stadium me kapacitet 70 mijë vende, 15 mijë më pak se ‘San Siro’ por me kushte shumë herë më të mira që do të shërbejnë në rritjen drastike të ekonomisë së klubit.
Disa nga detajet e projektit zbulojnë se do të ketë 2 nivele parkimi me 3500 vende, hotele luksoze, restorante, zyra e shumë biznese të ndryshme. Dyqani zyrtar i klubit “Milan Store”, Muzeu AC Milan, Auditorium si dhe një shesh të madh përpara stadiumit për mbledhjen e tifozëve.
Ndeshja e parë parashikohet të luhet në vitin 2028.