ZYRTARE/ Mbrojtësi rinovon me Interin deri në vitin 2025
Shkruar nga NEWSPORT
Disa muaj më parë ishte shumë pranë largimit pasi kishte humbur besimin e Inzaghit dhe vendin e titullarit. Por gjërat ndryshuan sidomos edhe pas ikjes së Skriniar duke “detyruar” drejtuesit e zikaltërve t’i rinovojnë kontratën Stefan de Vrij.
Tashmë është zyrtare edhe pas postimit të Inter në rrjetet sociale. De Vrij ka rinovuar kontratën me klubin nga Milano. Një kontratë 2-vjeçare që do ta mbajë mbrojtësin të lidhur me klubin italian deri në vitin 2025.
Kujtojmë që hollandezi u transferua tek Interi në vitin 2018-të nga skuadra e Lazios me parametra zero. Më parë De Vrij është aktivzuar me skuadrën e Feyenoord, ekip me të cilin nisi dhe karrierën.