ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares bind Rui Costan, firmos deri në 2026-tën me Benfica
Shkruar nga NEWSPORT
Adrian Bajrami do të vijojë të jetë një futbollist i Benficas. Mbrojtësi i Kombëtares ka firmosur kontratën e re me gjigantët portugez që do ta mbajë atë deri në vitin 2026.
Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është pjesë e portugezëve që nga viti 2022 ku ka luajtur për ekipin B duke qenë edhe kapiten. Prej 1 viti stërvitet me ekipin A dhe së fundmi ka fituar edhe besimin e drejtorit legjendar, Rui Costa.
Bajrami ka qenë një titullar i padiskutueshëm edhe këtë sezon ku ka zhvilluar 20 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol.