ZYRTARE/ Marcus Thuram vishet zikaltër, Interi mposht Milanin në merkato
Shkruar nga NEWSPORT
Tanimë është zyrtare, Marcus Thuram është lojtari më i ri i Interit. Klubi zikaltër njofton nënshkrimin me sulmuesin francez i cili vjen si transferim me paramtera zero nga Borussia Monchengladbach dhe nënshkruan kontratë deri në vitin 2028 me një pagë prej 6.5 milionë euro neto në sezon.
Sulmuesi francez kishte oferta edhe nga Bayern Munich dhe Milani, gjithashtu tek këta të fundit ishte shumë pranë, por me ndërhyrjen e drejtuesve të Interit u ndryshua edhe mendja e francezit.
Në sezonin që sapo lamë pas Thuram shënoi 15 gola dhe pritet që të jetë një përforcim i rëndësishëm në repartin e sulmit të Interit.
Mesazhi mirëseardhës i Interit për Thuram: