Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Malisheva përforcon Ballkanin e Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Malisheva përforcon Ballkanin e Ilir Dajës

Bleart Tolaj është lojtari i ri i Ballkanit. Klubi i Malishevës ka bërë me dije se ka vendosur të lërë të lirë futbollistin për t’u promovuar në Kupat e Europës.

Tolaj falënderohet për kontributin e dhënë dhe në këtë mënyrë do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Në njoftimin e klubit të Malishevës thuhej:

“Pas bisedave interne me lojtarin, FC Malisheva u dakordua që ta liroj Tolajn duke vënë në favor interesin e lojtarit për avancimin e tij në karrierë duke i dhënë rast të luaj në garat kualifikuese të Ligës së Kampionëve me Ballkanin.

Tolaj ishte pjesë e klubit tonë për një sezonë dhe pati paraqitje fantastike përgjatë tërë sezonit. Duke parë potencialin e tij premtues, konsiderojmë se ky transfer do ta ndihmoj në zhvillimin e tij të mëtejmë profesional dhe ta sfidoj në ndeshje evropiane.

Tolajn e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e jashtëzakonshëm në klub si lojtar profesionist dhe si person plot virtyte.

Suksese në jetë dhe punë!”

Poll

Lexo gjithashtu