Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Lushnja vazhdon përforcimet, firmos me sulmuesin 28-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT

Lushnja vazhdon përforcimet për sezonin e ri. Skuadra verdhejeshil ka zyrtarizuar afrimin e radhës të kësaj merkatoje.

Bëhet fjalë për sulmuesin 28-vjeçar, Niko Zisi,  i cili në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Bylisit, Elbasanit dhe Kamzës në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi lushnjar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Niko Zisi , 28 vjeçari sapo ka firmosur me KF Lushnja ! Zisi , një sulmues që luan dhe nga krahët por dhe në qëndër . Karriera e tij në Shqipëri ka qënë e larmishme me klube si Bylis , Elbasanin , Kamzën . Ka luajtur në Greqi dhe në Gjermani !”, ka shkruar Lushnja.

Kujtojmë se drejtuesit kanë firmosur rinovimet e kontratave me 7 futbollistë. Canka, Ruço , Levendi, Kanan, Andoni, Arapi, Gjyla dhe Basha janë lojtarët që kanë rinovuar edhe për një sezon tjetër, ndërkohë është bërë pjesë e skuadrës edhe Haremi.

[caption id="attachment_699469" align="alignnone" width="462"]Postimi i Lushnjes ne Intagram Postimi i Lushnjes ne Intagram[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga