Dejan Andoni do të vijojë të jetë futbollist i Lushnjes, mëson “Kategoria e Parë”. Lojtari ka firmosur kontratën e re që do ta mbajë në klubin lagunar sezonin e ardhshëm ndërsa ka opsionin edhe për ta shtyrë deri në vitin 2025.
[caption id="attachment_698236" align="alignnone" width="623"] Dejan Andoni[/caption]
Andoni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon, një titullar absolut që ndihmoi në arritjen e mbijetesës. 27-vjeçari është nga ata lojtarë që trajnerët i “dashurojnë” pasi luan në shumë pozicione.
Pozicionin natyral e ka si qendërmbrojtës por mund të luajë mjaft mirë edhe në krahun e djathtë apo përpara në mesfushë, këto 3 pozicione ai i ka bërë gajtë këtij sezoni.