
Mateus Levendi ka firmosur me skuadrën e Vushtrisë. Sulmuesi i krahut ka gjetur bashkëpunimin me klubin kosovar. Lajmi bëhet me dije në kanalin zyrtar të Vushtrisë ku thuhej:
"Mateus Levendi nënshkruan me Vushtrrinë.
Sulmuesi i krahut nga Tirana (28 vjeç) ,ish lojtarë në shumë klube të futbollit shqiptare, Valbona, Gramsh, Kevitan, Egnatia, Tirana, Burreli, Turbina, Besa e Kavajës dhe së fundi në KF Erzeni, ka vendosur që aventurën e re ta vazhdojë në futbollin kosovar konkretisht në FC Vushtrria.
Ne i deshirojmë mireseardhje, dhe i urojmë suksese në objektivat tona të përbashkëta!"
Ai ka luajtur në shumë klube të futbollit shqiptare si: Valbona, Gramsh, Kevitan, Egnatia, Tirana, Bureli, Turbina, Besa e Kavajës dhe së fundi në KF Erzeni.