Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Largimi i Besart Berishës, Prishtina tregon shkakun

Shkruar nga NEWSPORT

Besart Berisha nuk është më futbollist i Prishtinës. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare që ka një të kaluar të gjatë në futbollin e Australisë, është larguar me marrëveshje me kampionët e Prishtinës.

I afruar në verë, Berisha largohet për arsye personale, teksa një gjë të tillë e konfirmon edhe Prishtina. Me vetëm tre paraqitje për bardheblutë, 36 vjeçari nuk e ka pasur eksperiencë të gjatë kthimin në atdhe.

Njoftimi:

FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha.

36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit.

Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë.

Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga