Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Largim pas 4 viteve, Teuta ndan rrugët me yllin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Largim pas 4 viteve, Teuta ndan rrugët me yllin e skuadrës
Ildi Gruda nuk është më pjesë e Teutës. Lajmi e konfirmon vetë klubi durrsak me një postim në rrjete sociale ku zyrtarizon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin. Gruda erdhi para 4 sezonesh në Durrës dhe gjatë kësaj periudhë ia ka dalë të fitojë gjithçka me fanellën blu. Tashmë ai është një lojtar i lirë në treg dhe një mundësi shumë e mirë për ekipet e Superiores. Këtë sezon ai luajti në 26 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe dhuroi 3 asiste Për gjatë 4 sezoneve me durrsakët Gruda rregjistron 13 gola e 11 asiste në 121 ndeshje. NJOFTIMI Faleminderit Ildi Gruda! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmesin Ildi Gruda, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Fanella me nr. 7 për gjithçka. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga