Ljupco Doriev nuk do të jetë më një futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Sulmuesi dhe klubi kanë ndarë rrugët pas 3 viteve së bashku me lajmin që bëhet i ditur nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Kuqezinjtë falenderojnë maqedonasin dhe i urojnë suksese në të ardhmen.
Një largim i bujshëm ky duke ditur që sulmuesi 27-vjeçar është në kulmin e karrierës dhe në sezonin e fundit shënoi 10 gola e 7 asiste në 25 ndeshje. Ndërsa në total me tetovarët numëron plor 30 gola e 21 asiste në 99 ndeshje.
Vlera e tij në Transfermarkt kap shifrën e lartë të 600 mijë eurove duke qenë ndër më të vlerësuarit në kampionat. Me interes pritet të shihet e ardhmja e tij me shumë klube që zor se do të lënë t’iu ikë një mundësi e artë si kjo.