Kosova ka shkarkuar trajnerin Bernard Challandes. Në një konferencë për shtyp krah presidentit të FFK, Agim Ademi, zviceriani ka treguar se është i pikëlluar për këtë gjë, teksa ka falenderuar të gjithë. 70 vjeçari u ul në stolin e Dardanëve në 2 marsin e 2018.
“Jam i pikëlluar që kemi ardhur në këtë ditë, në fillim punova me të ndjerin Vokrri dhe më pas Ademin. Kemi bërë gjëra të mira me futbollistët dhe ka qenë një gjë e mirë puna me ta. Kam kaluar momente të bukura falë edhe bashkëpunimit. Dua të falenderoj të gjithë drejtuesit, lojtarët dhe tifozët. Nga kënaqësia e madhe erdhëm në ditën që duhet të them se është një pikëllim për kaq kohë që kaluam bashkë”, tha Challandes mes të tjerash. Humbja e djeshme me Gjeorgjinë në Prishtinë, i ka vënë vulën shkarkimit.