Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Kosova emëron trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kosova emëron trajnerin e ri

Kosova prej disa javësh tashmë është në kërkim të gjetjes së një trajneri të ri. Federata e Futbollit të Kosovës më në fund ka gjetur trajnerin e ri. FFK-ja ka vendosur t'i besojë kombëtaren Primoz Gliha.

Ky i fundit e njeh mirë ambientin, pasi ka disa vite që është pjesë e “Dardanëve”. Madje pas largimit të Challanges e drejtoi përfaqësuesen e Kosovës në sfidat ndaj Jordanisë dhe Greqisë.

Gjithashtu Gliha ka nënshkruar kontratë me FFK-në dhe do të drejtojë “Dardanët” në 6 sfidat e mbetura të Euro 2024. Ndihmës të tij do të jenë Afrim Tovërlani, i cili është trajneri i ekipit të Kosovës U-21 dhe Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

“KE i FFK-së ka vendosur që t’ia besojë drejtimin e Dardanëve ekipit të brendshëm të trajnerëve që tashmë janë të angazhuar në ekipet kombëtare. Ata njëherësh do të qëndrojnë në ekipet e grupmoshave që i drejtojnë, por do të jenë të angazhuar për të ndihmuar përzgjedhësin Gliha në Kombëtaren A", thuhet në njoftimin e FFk-së.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga