Ashtu siç pritej, Taulant Marku është futbollisti më i ri i Korabit. Lajmi ishte i ditur prej ditësh por mungonte vetëm zyrtarizimi i klubit i cilia vjen tani teksa njofton publikun me një postim në rrjete sociale për rikthimin e sulmuesit.
Marku, sezonin e fundit e mbylli me Dinamon ku shkëlqeu duke shënuar 10 gola duke qenë një nga golashënuesit e kampionatit, vetëm 2 më pak se ‘Këpuca e Artë’m Denisson, partneri i tij në sulmin e bluve.
29-vjeçari ka firmosur kontratën 1-vjeçare me opsion për një vit tjetër dhe rikthehet kështu në Dibër, aty ku luajti për 2 sezone para se të transferohej në kryeqytet. Në të kaluarën ka luajtur edhe për Kastriotin e Tërbunin, nga e cila doli si lojtarë.
Poll