Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Kontratë deri në 2025, Krasniqi firmos në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Kontratë deri në 2025, Krasniqi firmos në Belgjikë

 

Mbrojtësi i Kosovës, Laurit Krasniqi ka zgjedhur të vijojë karrierën te Antwerp në Belgjikë, duke rinovuar kontratën deri në 2025. Ka qenë klubi belg që ka zyrtarizuar gjithçka, me 21 vjeçarin shqiptar që ka lënë gjurmë në klubin ku bën pjesë edhe Nainngolan.

Djaloshi është produkt i Antwerp, me drejtuesit që i kanë besuar aftësive të tij. Pjesë e skuadrës edhe në Conference League, Krasniqi tanimë blindon fashën e majtë të mbrojtjes.

I lindur në Ferizaj, pak javë më parë Krasniqi iu bashkua edhe përfaqësueses dardane, duke qenë një forcë më shumë për trajnerin Giresse. Te Antwerp bën pjesë edhe shqiptari tjetër i Kosovës, Arbnor Muja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga