ZYRTARE/ Klubi i Superligës prezanton ish-in e Laçit dhe Skënderbeut, forcon mbrojtjen në fundin e merkatos
Shkruar nga NEWSPORT
Renato Ziko është zyrtarisht lojtar i Gjilanit. Klubi i Superligës së Kosovës e ka prezantuar ish-mbrojtësin e Laçit me kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.
Klubi i tij i fundit ishte Hodd në Norvegji, që militon në ligën e tretë. Ziko kërkon kështu të futet sërish në vëmendjen e klubeve shqiptare, ku ia dalë më parë me Skënderbeun dhe Laçin.
Kujtojmë se 26-vjeçari ka lindur në Greqi. Te Gjilani është bashkuar me objektivin kryesor mbijetesën.
Postimi i Gjilanit:
"Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Renato Ziko. Marrëveshja e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2025. 26 vjeçari, i cili karrierën e ka nisur në Greqi, së fundmi ishte pjesë e kampionatit norvegjez te ekipi IL Hodd, ndërkohë që i bashkangjitet ekipit si vlerë e shtuar për repartin defansiv. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Zikos dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para."