Feronikali ka bërë goditje e parë të merkatos. Skuadra e Superligës së Kosovës pak minuta më parë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka firmosur me Marko Milickovic që luan në rolin e mesfushorit ofensif. Milickovic ka qenë pjesë e Kombëtares së Malit të Zi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Mladost, Otrant-Olympic dhe OFK Titograd.
Njoftimi I Feronikelit:
FC Feronikeli fillon vazhdën e nënshkrimeve për sezonin e ri.
Gjatë ditës së sotme, mesfushori malazez Marko Milickovic ka nënshkruar kontratë me klubin e Feronikelit, duke u bërë pjesë e familjes gjelbërt e bardhë.
Milickovic është mesfushor ofanziv tejet i lëvizshëm dhe njihet për precizitetin e lartë në goditjet jashtë zonës.
Milickovic është i lindur më 31 mars 1998 dhe ka qenë pjesë e OFK Titograd. Gjithashtu, Marko ka edhe paraqitje internacionale për Malin e Zi.
Mesfushori malazez ka qenë pjesë edhe e Mladost dhe Otrant-Olympic.
Nënshkrimi me Milickovic është vetëm fillimi i nënshkrimeve të reja në klub.
Kujtojmë që FC Feronikeli kthehet në stërvitje me 10 gusht, pasi aktualisht skuadra është në pushim.
