Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ZYRTARE/ Jo vetëm në mbrojtje, Milan gjen pasuesin e Hakan Calhanoglu

Shkruar nga NEWSPORT

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai ka mbërritur tashmë.

Brahim Diaz është zyrtarisht një futbollist i Milanit.

Spanjolli ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij sezonin e shkuar dhe këtë herë ka arritur akordin me Real Madrid për ta lënë futbollistin edhe për 2 vite të tjera në Milano.

Diaz do marrë numrin 10 te skuadra kuqezi, duke zëvendësuar kështu të larguarin, Hakan Calhanoglu që firmosi pak ditë më parë me Interin. Ditën e djeshme, Milan zyrtarizoi kalimin e Fode Ballo-Toure nga Monaco për shifrën e 4 milionë eurove.

"Milan është i kënaqur të njoftojë se ka fituar shfaqjet sportive të Brahim Abdelkader Díaz nga Real Madrid CF mbi një bazë të përkohshme dy-vjeçare. Lojtari bashkohet me klubin e Milanit deri më 30 qershor 2023. Brahim, pasi ka shënuar 39 paraqitje dhe 7 gola për AC Milan sezonin e kaluar, do të vazhdojë të veshë fanellën e Milanit dhe të mbajë numrin 10," thuhet në njoftimin e klubit të Seria A.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga