
Dje u zyrtarizua largimi i Paolo Maldinit, ndërsa sot Milani përfundon revolucionin. Siç ishte paralajmëruar edhe ndarja me drejtorin sportiv, Frederic Massara. Tashmë çdo gjë është zyrtare, ka qenë vetë klubi që e ka bërë me dije nëpërmjet një deklaratë vetëm dy rreshta ose e thënë ndryshe 27 fjalë.
Në kanalin e tyre zyrtar në web, Milan shkruan:
NJOFTIM PËR SHTYP
AC Milan njofton se Frederic Massara përfundon kontratën e tij në klub.
Falenderojmë Ricky për kontributin e tij të dhënë në projektin e rritjes së Milanit ndër vite.
Nsërsa përsa i përket të ardhmes, Massara mund të rikthehet menjëherë në detyrë. Massimiliano Allegri do ta donte atë në Juventus që megjithatë e pret Cristiano Giuntoli, ka edhe idenë e Romës në rast ndarjeje me Tiago Pinto.