Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Zyrtare/ Ish-sulmuesi i PARTIZANIT transferohet te Ballkani, ribashkohet me Ilir Dajën

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtare/ Ish-sulmuesi i PARTIZANIT transferohet te Ballkani, ribashkohet me Ilir

Ish-sulmuesi i Partizanit, Lucas Cardoso, është transferuar te skuadra e Ballkanit në Kosovë. Braziliani do të ribashkohet me trajnerin Ilir Daja, me të cilin ka bashkëpunuar te “demat e kuq”.

Pas eksperiencës te Qyzljar, Cardoso rikthehet në futbollin shqiptar. Zyrtarizimin e sulmuesit brazilian si pjesë e Ballkanit, e ka bërë pikërisht vetë klubi, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Njoftimi i FK Ballkanit:

“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Lucas Cardoso është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Sulmuesi brazilian ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2023 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Në të shkuarën, Cardoso ka luajtur me ekipe si FC Drita, FK Partizani, Besa e Kavajës, si dhe së fundmi ishte pjesë e Qyzljar. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me ngjyrat e klubit tone”, shkruhej në njoftimin e Ballkanit.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga