Para disa ditësh, sulmuesi Remzifaik Selmani ndërpreu kontratën me Partizanin, duke i dhënë fund aventurës së tij me “Demat”.
Por ish-sulmuesi i kampionëve të Shqipërisë nuk vonoi dhe ka gjetur shumë shpejt destinacionin e tij të ri ku ka vendosur të vazhdojë karreirën. Selmani ka firmosur me ekipin shqiptar të Gostivarit, që këtë sezon do të jetë në elitën e futbollit maqedonas.
Kujtojmë që sulmuesi 26-vjeçar më parë ka luajtur edhe për ekipe të tjera shqiptare në Maqedoni, si Renova apo Shkëndija e Tetovës.
Poll