ZYRTARE/ Ish-mbrojtësi i Tiranës e mbyll në Turqi dhe nis aventurë të re në Kazakistan
Shkruar nga NEWSPORT
Davin Domgjoni është larguar nga ekipi turk i Manisa. Mbrojtësi shqiptar ka mbyllur aventurën e tij në Turqi, për të nisur një të re në Kazakistan me ekipin e Tobol.
26-vjeçari që më parë është aktivizuar edhe me Tiranën në sezonin 2016/2017, ka firmosur në Kazakistan një kontratë të vlefshme deri në fund të dhjetorit të këtij viti.
Kujtojmë që përveç Tiranës, në Superiore, Domgjoni ka luajtur edhe për Laçin dhe Kastriotin. Gjithashtu, mbrojtësi me origjinë nga Prizreni ka veshur fanellën e Lirisë, Menemenspor në Turqi, Luzern në Zvicër dhe Nieciecza në Poloni.