
Debatik Curri nuk do të jetë më trajner i Prishtinës. Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar, klubi kryeqytetas ka bërë të ditur se ish lojtari i kombëtares shqiptare nuk do të jetë më në krye të skuadrës. Rezultatet negative kanë bërë që palët t’i japin fund bashkëpunimit të tyre.
Në faqen zyrtare të Prishtinës thuhej: ““Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri.
FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë.
Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23”.
Tashmë pritet me interes të shihet se kush do të jetë pasardhësi i Debatik Currit te bardhekaltërit e Kosovës.