
Gabigol dhe Zhoao Mario mbërrijnë në Milano. Klubi i Interit ka njoftuar se dy lojtarët tashmë kanë vendosur këmbët në Itali, ndërsa ditën e nesërme, ata do të kryejnë vizitat mjekësore.
Sulmuesi brazilian dhe mesfushori portugez do të vishen zikaltër sezonin e ardhshëm.
Interi i trajnerit De Bur tashmë merr formë dhe pritet të jetë faktor përcaktues në Serinë A, sidomos me përforcimet e fundit, Gabigol dhe Zhoao Mario. Operacioni financiar për blerjen e dy lojtarëve në fjalë, sipas "Goal.com" kap shifrën e 75 milionë eurove.
[gallery columns="1" size="full" ids="30114"]
Lajmërimi zyrtar i klubit të Interit për mbërritjen e Gabigol dhe Zhoao në Milano
Poll