Jalen Miller Blesa është lojtari më i ri i skuadrës së Prishtinës. Është klubi kosovar që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije arritjen e marrëveshjes me sulmuesin. 21-vjeçari është rritur në Barcelonë dhe është afruar nga skuadra e Rahovecit.
Ai ka folur edhe fjalët e para për këtë lëvizje në karrierë duke treguar lumturinë e të qenit pjesë e bardhekaltërve. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit të Prishtinës shkruhej:
“̈ !
FC Prishtina ka arritur marrëveshje me futbollistin Jalen Miller Blesa.
Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pozicion të sulmuesit.
Ai vjen nga skuadra e Rahovecit në Ligën e Parë të Kosovës derisa në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola teksa ka kontribuar edhe dy asistime.
Para Rahovecit ka luajtur edhe për Istogun dhe Arlesey Toën FC.
Blesa të mërkurën në ambientet e klubit ka nënshkruar kontratë me skuadrën tonë.
Pasi pozoi në fanellën “bardhekaltër” së bashku me drejtorin sportiv, Drtion Krasniqi, Blesa e dha intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit.
̈ ̈ ̈ ̈ -
Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Prishtinës që është klubi më i madh në Kosovë. Është nder të luaj për këtë ekip.
̈ - Synimet me Prishtinën janë që të bëj më të mirën për ekipin dhe të luajmë në Evropë. Prishtinën e kam përcjellë gjatë periudhës që jam në Kosovë dhe mendoj se e ka një skuadër shumë të mirë”.