Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Historia vazhon”, Atletico Madrid rinovon kontratën me veteranin e skuadrës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Historia vazhon”, Atletico Madrid rinovon kontratën
Atletico Madrid ka rinovuar kontratën me një nga veteranët e skuadrës. Është pikërisht Koke, lojtari që do të vazhdojë bashkëpunimin me “Colchoneros” edhe për një sezon. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori do të vazhdojë të mbajë veshur fanelën e Atleticos deri në qershor të vitit 2025. 32-vjeçari është futbollisti më me shumë ndeshje me skuadrën spanjolle. Më 1 janar të vitit 2011 është bërë pjesë e Atleticos dhe ka mundur të luajë 626 ndeshje me fanelën bardhekaltër. “Historia vazhdon” ka shkruar klubi krahas videos të postuar në rrjetet sociale.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga