Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e kulifikuara për më tej janë Kamza, Skënderbeu, Partizani, Luftëtari, Teuta, Kukësi, Tirana dhe Laçi.
Çiftet për fazën çerekfinale janë të ndara si më poshtë, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një njoftimi në faqen zyrtare bën me dije se këto takime do të luhe në datat 13 mars (takimi i parë) dhe në datën 27 mars do të jenë ato të kthimit.
Mbetet për t'u parë se kush prej tyre do të kalojë në fazën gjysmëfinale, e padyshim që këto sfida do të dhurojnë spektakël.
Ndeshjet:
Kamza-Skëndërbeu
Partizani-Luftëtari
Teuta-Kukësi
Tirana-Laçi

Poll
