Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ “Ëndrra amerikane” për Lionel MESSIN, kampioni i botës transferohet te Inter Miami

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Ëndrra amerikane” për Lionel MESSIN, kampioni i
Tashmë është zyrtare, Lionel Messi është lojtari më i ri i Inter Miami. “Ëndrra amerikane” duket se ka bindur argjentinasit të zgjedhë “tokën e bekuar” përpara milionave nga Arabia Saudite. Klubi amerikan  e ka prezantuar kampionin e botës me një video në rrjete sociale ndërsa vetë lojtari ka dalë në një konferencë zyrtare ku tregon arsyen që nuk u kthye në Barcelonë. “Nëse do të ishte çështje parash do të shkoja në Arabi ose diku tjetër. Kishte shumë para për mua. E vërteta është se vendimi final shkon diku tjetër e jo prej parave. Dëshiroja shumë të kthehesha te Barcelona, e kisha atë ëndërr. Por pas asaj që ndodhi 2 vite më parë, nuk doja të isha në të njëjtën situatë përsëri, të lija të ardhmen time në duart e dikujt tjetër. Doja të vendosja vetë duke menduar edhe për familjen time. Dëgjova raportime se La Liga kishte dhënë dritën jeshile por e vërteta është se shumë gjëra mungonin ende në mënyrë që unë të kthehesha atje. Nuk doja që të isha unë shkaktari që ata të shisnin lojtar apo të ulnin rrogat. Isha i lodur”, tha Messi përpara mediave.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Inter Miami CF (@intermiamicf)

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga