Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Elis Bakaj mbyll aventurën me Shakhtar Soligors, mesazh falenderimi për të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT

Elis Bakaj I jep fund aventurës së tij te Shakhatar Soligors pas 2 sezonesh. Sulmuesi shqiptar luajti ndeshjen  e fundit ditën e sotme në kampionat dhe tashmë ka bërë zyrtarizimin e largimit në rrjetet sociale. Në Bjellorusi kampionati është mbyllur ditën e sotme dhe është fituar nga Dinamo Brest, skuadra e cila do të jetë pjesë edhe Bakaj sezonin e ri. Në faqen e tij në Facebook, Bakaj falenderon të gjithë pas 2 vitesh të bukura të kaluara me Shakhtarin.

"Faleminderit Shakhtar për këto 2 vite shumë të bukura të jetës sime. Ju më dhatë të gjitha mundësit që unë të luaja futbollin tim më të mirë. Dua të falenderoj të gjithë shokët e skuadrës, tifozët, trajnerët dhe të gjithë në Soligors. Faleminderit", shkruan Bakaj në faqen e tij zyrtare.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga