Shkëndija e Tetovës dhe Egzon Bejtuallai kanë ndarë rrugët e tyre zyrtarisht pas plot 3 vitesh. Bejtullai u transferua në korrik të 2020 te kuqezinjtë me të cilët arriti të zhvillonte plot 30 ndeshje zyrtare duke u bërë kështu futbollisti me më shumë paraqitje.
Ditën e sotme klubi ka njoftuar se kontrata e futbollistit ka skaduar ditën e sotme duke dalë kështu një lojtarë i lirë në treg. 29-vjeçari mund të jetë një alternativë për skuadrat e superiores për sezonin e ardhshëm.
Në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit është Tirana, e cila sipas mediave maqedonase ka shfaqur interes për lojtarin prej kohësh. Pritet me pa daurim të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.
Deklarata e Shkëndijës:
KF Shkëndija shpreh falemenderim dhe mirënjohje maksimale për Egzon Bejtullain për gjithë kontributin e dhënë në fanellën kuqezi.
Mbrojtësi Egzon Bejtullai nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës në periudhën që pason. Klubi përmes kësaj komunikate konfirmon skadimin e kontratës së futbollistit (15.06.2023).
Duke vlerësuar kontributin e tij në fanellën kuqezi, klubi ofroi dhe insistoi në vazhdim të bashkëpunimit, mirëpo dëshira e mbrojtësit ishte që të provojë veten jashta vendit.
Egzon Bejtullai largohet si një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën e Shkëndijës, pasi ka zhvilluar plotë 304 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë. Kapiten dhe zëvendës kapiten për një kohë të gjatë, mbrojtësi ishte pjesë e sukseseve historike të klubit, duke fituar 3 tituj kampion dhe 2 Kupa me Shkëndijën.
Me këtë rast KF Shkëndija shpreh falenderimet dhe mirënjohjen maksimale për Egzon Bejtullain, për angazhimin, profesionalizmin dhe mundin e dhënë në fanellën kuqezi.