Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ E papritur te klubi i njohur shqiptar, largohet trajneri pas 6 muajve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E papritur te klubi i njohur shqiptar, largohet trajneri pas 6 muajve

Shkëndija ka komunikuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Vetëm 6 muaj zgjati aventura e Nuhiut te klubi tetovar, ku u zyrtarizua në verë për 2 vitet e ardhshme. Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Shkëndijës.

“Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.

Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.

Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës”, shkruan Shkëndija.

Kujtojmë se Nuhiu ka qenë më parë trajner i Dritës dhe Shkupit, ndërsa ka dhe një karrierë të pasur si lojtar. Mbetet për t’u parë kush do marrë drejtimin te Shkëndija që renditet e treta, 4 pikë më pak se Struga udhëheqëse.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga