
Tërbuni nuk arriti të siguronte qëndrimin në Kategorinë e Parë. Skuadra nga Puka u përjashtu nga Komisioni i Disiplinës dhe kjo gjë bëri që ata të shkojnë automatikisht në të Dytën.
Pukjanët duhet të fillojnë nga puna për të ndërtuar skuadrën e re dhe deri tani janë përballur vetëm me largime. Së fundmi largohen edhe dy të tjerë. Sulmuesi Jeton Krasniqi dhe mbrojtësi Serdar Zagani nuk do të jenë më pjesë e Tërbunit.
Lajmin e zyrtarizon vetë klubi me dy postime në rrjete sociale. Mbrojtësi Zagani i jep fund aventurës së tij prej 7 vitesh te Tërbuni ku luajti për më shumë se 100 ndeshje.
Poll