Ballkani ka shkarkuar trajnerin Bledi Shkëmbi. Dy humbjet e fundit në kampionat ndaj Arbërisë dhe Drenicës kanë bërë që drejtuesit e klubit të shkarkojnë Shkëmbin nga detyra. Ish-tekniku i Teutës mori drejtimin e skuadrës kosovare në muajin dhjetor, ndërsa aventura e tij mbyllet pas vetëm 6 muajsh. Ballkani përmes një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se Shkëmbi është shkarkuar pas rezultateve të dobëta, sidomos në dy ndeshjet e fundit.
Positmi i Ballkanit:
Njoftim per Opinionin futbolldashes ,
Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.
E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen.

Poll