
Enkeleid Dobi është prezantuar sot si trajneri i ri i Kukësit. Pas fjalës në konferencën për mediet, trajneri 47 vjeçar ka veshur tutat për të drejtuar ekipin në seancën e parë stërvitore. Durrsaku ka takuar lojtarët, teksa klubi verilindor bën me dije se ndihmësi i tij do jetë Ylli Shameti.
“Skuadra ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Enkeleid Dobi. Pas prezantimit para mediave, skuadra ka zbritur në fushën e blertë për përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Partizanit.
Trajneri Dobi do të ndihmohet nga ish- kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti i cili do të ketë rolin e zv. trajnerit të ekipit. Ditët në vijim, do të kompletohet edhe pjesa tjetër e stafit teknik”, njofton Kukësi.