ZYRTARE/ Do të zëvendësojë Asension, Reali e rikthen pas 3 vitesh në “Bernabeu”
Shkruar nga NEWSPORT
Brahim Diaz ka mbyllur aventurën e tij te Milan dhe tashmë lojtari do të rikthehet në “Santiago Bernabeu”. Pas 3 vitesh i huazuar te kuqezinjtë Diaz do të rikthehet te Reali për të vazhduar karrieën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku “Los Blancos” mezi presin që lojtari të jetë protagonist në “bernabeu”.
“Brahim është kthyer” ka shkruar Reali, i cili e shikon Diaz si zëvendësuesin ideal të Marco Asensios.