Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Dërgoi Argjentinën drejt suksesit historik, merret vendimi për “arkitektin” e kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dërgoi Argjentinën drejt suksesit historik, merret vendimi

Lionel Scaloni do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares së Argjentinës deri në vitin 2026. Sot është zyrtarizuar nga federata argjentinase e futbollit rinovimi i kontratës me teknikun që nxorri kampion bote “La Seleçion”.

Ishte një vendim i pritur nga të gjithë pas sukseseve të Scalonit në drejtim të kombëtares. Fitimi i Coppa America, La Finalissimia dhe kulmi me Kupën e Botës bënë që ai të rinovonte sërish kontratën sot me kombëtaren. Kontrata e tij e mëparshme ishte e vlefshme deri në mbarim të botërorit të Katarit dhe më pas do të merrej sërish vendimi për të ardhmen e tij.

Pas fitimit të Kupës së Botës rinovimi ishte i sigurt dhe pritej vetëm momenti që të bëhej zyrtar. Scaloni do të përpiqet të udhëheq sërish Argjentinën drejt sukseseve dhe pse jo të fitoj prapë Coppa America dhe Kupën e Botës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga