ZYRTARE/ “Dashuri” pa kushte, Marco REUS – DORTMUND zgjasin bashkëpunimin mes tyre
Shkruar nga NEWSPORT
Tashmë gjithçka është zyrtare. Marco Reus dhe Borussia Dortmund kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Gjermani do të nisë kështu edhe vitin e 12-të si profesionisht me fanelën e verdhezinjve.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi gjerman nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku bëhet e ditur se palët kanë firmosur pë rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër, teksa nuk bëhet e ditur se cila do të jetë paga e lojtarit.
Kujtojmë se Reus gjithmonë ka dashur qëndrimin e tij te Dortmund, madje kapiteni ka pranuar edhe ulje të pagës së tij për të mbajtur veshur fanelën verdhezi. Një veprim i tillë ka gëzuar pa masë tifozët.