Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ "Çmenduri" në merkato, klubi Superligës zyrtarizon 8 futbollistë në një ditë.

Shkruar nga NEWSPORT

Në prag të fillimit të Supërligës kosovare, ekipet po përgatisin lëvizjet e fundit në merkato.

Fc Ferizaj ka qenë ekipi i cili ka "surprizuar" ditën e sotme me 8 transferime. Në një postim në Facebook, klubi ka lajmëruar zyrtarizimin e 8 futbollistëve si dhe kanë premtuar se ditën e nesërme do të vijnë dhe 4 lojtarë ganez.

Postimi i Ferizaj:

"Zyrtare:skuadra jonë prezenton Tetë(8) futbolliste te ri.

15.08.2019- Ferizaj: Sot edhe zyrtarisht skuadra jonë ka prezentuar Tetë(8) Futbolliste te ri ata janë. Dajaku,Livoreka ,Asani ,Shaqiri,Mustafa,Karahoda,Bardhi,dhe portieri Kaciu i bashkohën skuadren sonë , dhe veshën me fanellën e Bardh Kalter.

Përforcimet janë;

Taulant Dajaku (Drenica)

Dajaku eshtë i njohur në futbollin vendor, si një ndër mesfushorët më cilësor në Superligë. Ai ka qenë pjesë e klubit tonë edhe më parë.

Përparim Livoreka (Drita)

Livoreka ishte ndër lojtarët kryesorë të Dritës, dhe pritët të na ndihmojë drejtë objektivave tona.

Bunjamin Asani (Shkup)

Asani rikthehet përsëri në klubin tonë, këtë herë me synime më ndryshe. Ai pritët të na ndihmojë shumë në mesfushë.

Filonit Shaqiri (Drita)

Shaqiri eshtë ndër mesfushorët më cilësor të superligës tonë, bashk me të do të jemi një skuadër më e fortë.

 Zgjim Mustafa (Drita)

Zgjimi eshtë një mesfushor mjaftë i talentuar, dhe pritët që me potencialin e tij të na ndihmojë mjaftë shumë.

Fatih Karahoda (Liria) është nje sulmus qendron ku pritet te na ndihimoj ne fazen e sulmit.

Behar Bardhi(Viti),Bardhi rikthehet përsëri në klubin tonë, këtë herë me synime më ndryshe. Ai pritët të na ndihmojë shumë në mbrojte.

Donat Kaçiu (Gjilani)

Kaçiu që ishte për disa vite portjeri kryesor i Gjilanit, eshtë përforcimi ynë i rradhës. Bëhet fjalë për një portjer me cilësi të larta.

Këto nuk do të jenë përforcimet e vetme për klubin tonë. Nesër do të vijnë edhe 4 futbollistë Ganez, të cilët janë të gatshëm ti ndihmojnë klubit tonë.

FC FERIZAJ".

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga