Bledar Devolli është prezantuar te Drenica në Superligën e Kosovës. Trajneri gjirokastrit rikthehet në Kosovë pas eksperiencës te KEK-u në sezonin 2017-18. Devolli do të ketë një detyrë të vështirë te drenicakët, që pas tetë ndeshjesh mbajnë vendin e shtatë me tetë pikë.
Ish-trajneri i Kamzës, Bylisit, Tomorit apo Kastriotit në Shqipëri është shprehur besimplotë te skuadra, duke premtuar shumë punë. “Për mua nuk është me rëndësi kontrata të cilën kam firmosur, për mua primare është që ta krijojë një karrierë të mirë në Drenicë”, tha mes të tjerash Devolli në prezantimin nga kreu I klubit, Ilir Veliqi.
Foto nga Gazeta Olle